Ndërpritet uji në Krujë pas helmimit të qytetarëve, prefekti i Durrësit: Do shpërndajmë ujë falas

Prej ditës së dielë deri më sot rreth 370 banorë të Krujës janë paraqitur në spital me shenja helmimi që dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm.

Ndërsa kanë nisur hetimet për gjetjen e shkakut të helmimit, banorëve të zonës u është ndërprerë furnizimi me ujë.

I pyetur nga gazetarët sesi do të menaxhohet situata, prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka bërë me dije se do të shpërndahet ujë falas.

“Do merren masa nga pushteti lokal që të gjithë banorët do të marrin ujë të pijshëm, do shpërndajmë me autobot dhe koli për ujë të pijshëm”, tha ai./albeu.com

 


Shtuar 26.10.2021 12:17