“Ndanë edhe bukën me ne”, politikani shqiptar pritet nga Zelensky në Ukrainë (FOTO LAJM)

Politikani i parë shqiptar që ka mbërritur në Ukrainë gjatë kohës së luftës, Talat Xhaferri, është pritur në takim edhe nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së tij, ka publikuar edhe fotografi nga pritja që ju bë në Ukrainë.

Zelensky i ka falenderuar të gjithë luftëtarët që ua mundësuan të udhëtojnë të sigurtë në Ukrainë.

Më tej ai tha se luftëtarët e kanë ndarë edhe bukën me ta.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, shkroi Xhaferi.

Kjo vizitë e Kryetarit Xhaferi është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut./albeu.com/