Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti Petrit Ruka

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti Petrit Ruka. Lajmin e vdekjes së tij e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005./albeu.com


Shtuar 6.07.2021 08:42