Ndahet nga jeta legjenda e Jazz-it, Faroah Sanders

Legjenda e xhazit, Faroah Sanders, i cili i kapërceu kufijtë e saksofonit, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur kompania e tij diskografike Luaka Bop, duke thënë se ai kishte vdekur “në mënyrë paqësore”, i rrethuar nga familja dhe miqtë në Los Angeles.

Sanders ishte një figurë udhëheqëse në atë që shpesh quhet xhaz shpirtëror, i cili mori ndikime nga traditat aziatike dhe afrikane.

Stili i tij shprehës e bëri atë një bashkëpunëtor muzikor të kërkuar./albeu.com

 

 


Shtuar 24.09.2022 18:46

koment