Nami me gjoba! Ndëshkohen rreth 3000 mijë persona për mosmbajtjen e maskës (VIDEO)

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 2978 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 4 ditëve të fundit.

2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2569 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Po asthu, janë ndëshkuar 390 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 16 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

 


Shtuar 16.03.2021 12:38