Xhaferraj nxjerr zbuluar Ramën për arsimin: Bandat morën peng profesorë!

Ferdinand Xhaferraj ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku kritikon deklaratat e sotme të kryeminisrit Edi Rama, i cili pohoi se ka rritur pagën e mësuesve me 32%. Sipas Xhaferrajt diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Madje edhe për deklaratën së kryeministrit se ka shpëtuar arsimin nga politizimi, Xhaferraj i cili prej vitesh është i angazhuar në fushën e arsimit të lartë, e kundërshton duke deklaruar se bandat u futën në zgjedhjet e drejtuesve të universiteteve.

 Postimi i Plotë 

Si politikan dhe si i angazhuar prej vitesh drejtëpërdrejtë në arsimin e lartë, jam i zhgënjyer nga tallja publike që Edi Rama bëri sot në shpalosjen e të ashquajturit program të Partisë Socialiste për Arsimin. Në tetë vite ai nuk u shtoi asnjë qindarkë rrogave të mësuesve. Në këtë vit elektoral, i dështuari Edi Rama trumbeton me të madhe se gjoja u ka rritur rrogat me 32%, por edhe kjo joreale.

✅ Në mandatin 4 vjeçar të Lulzim Bashës si Kryeministër, rroga e mësuesve do të jetë minimumi 700 euro. Edukatorët e Kombit do të kenë mundësinë të bëjnë një jetë dinjitoze, njësoj si kolegët e tyre në shtetet përreth.

❌ Edi Rama me tam-tame thotë se gjoja në universitete është vendosur meritokracia. Kryeministri më i keq që ka njohur historia pluraliste tenton të mashtrojë shqiptarët, sikur ata ta kenë harruar përfshirjen e drejtuesve të bandave më të rrezikshme në zgjedhjet e drejtuesve të universiteteve. Bandat e komanduara nga Rama arritën deri aty sa të marrin peng profesorë dhe kandidatë për Rektor.

❌ Sistemi i Maturës Shtetërore është një dështim i plotë dhe më mirë se të gjithë këtë e dinë maturantët dhe familjarët e tyre. Majfton të kujtojmë personazhin e “TURIT”.

Me Edi Ramën arsimi shqiptar ka pësuar vetëm regres.

✅ Me Partinë Demokratike Shqipëria Fiton Arsimin!  /albeu.com/

Si politikan dhe si i angazhuar prej vitesh drejtëpërdrejtë në arsimin e lartë, jam i zhgënjyer nga tallja publike që…

Posted by Ferdinand Xhaferraj on Tuesday, March 16, 2021


Shtuar 16.03.2021 12:34