Muret e çara dhe dera e shkatërruar, dalin pamjet nga apartamenti që iu vu tritol në Fier

Mbrëmjen e djeshme një apartamenti në Fier i është vënë lëndë plasëse. Sot kanë dalë pamjet nga shtëpia e Asqeri Hyskaj, të cilit lënda plasëse ishte vënë te dera e shtëpisë.

Nga pamjet shihet shtëpia që ka pësuar çarje në mure dhe dera e shpërthyer.

“Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./labeu.com


Shtuar 27.11.2021 10:23

Tags: