Mungon vetëm zyrtarizimi, Fisnik Qosja drejt mandatit në Kavajë: Qytetarët votuan kundër padrejtësive

Kavaja duket se do t’i shkojë koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati Fisnik Qosja tashmë ka shpallur fitoren.

Ai ka vënë në dukje se Kavaja është një qytet rebel dhe voton kundër padrejtësive, teksa premtoi se do t’u shërbejë qytetarëve siç e meritojnë.

“Bashkë me Kralin bëmë një shtrëngim duarsh, një gjest qytetar dhe e ftoj të bashkëpunojmë dhe në vijim. Kavaja është qytet rebel dhe nuk i duron padrejtësitë, dhe vendosi të votojë BF. Ndihem shumë i privilegjuar që më kanë mandatuar për katër vite në krye të baskisë. Sot kam vetëm mesazhe falënderimi, në një moment të dytë do merrem dhe një analizë politike. Sot Kavaja dha një mesazh qytetarie, dhe procesi në një muaj fushatë e bëmë si qytetarë të nivelit të parë dhe treguar atë që Kavaja është në të vërtetë”, tha ai në një lidhje për emisionin “Open”.

 


Shtuar 15.05.2023 21:54