Redjan Krali pranon humbjen dhe i jep dorën Salianjit, mbështetësit e përcjellin duke qarë

Kavaja është një nga bashkitë e pakta që duket se do t’i shkojnë koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje lokale.

Teksa numërimi është drejt fundit, kandidati socialist Redjan Krali ka pranuar humbjen.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku aktual i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, teksa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Madje disa nga këta të fundit e kanë përcjellë kryebashkiakun socialist mes lotëve.

 

 


Shtuar 15.05.2023 21:13