Mund të ndodhte një tragjedi! Si u shkëput ashensori në Astir, u bllokua fatmirësisht në katin tjetër (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga shkëputja e ashensorit, në mesnatë në Astir, Tiranë.

Fatmirësisht ashensori është shkëputur me një kat dhe është bllokuar në katin tjetër, duke mos rrëshqitur deri në fund.

Mirëpo besohet se kishte kohë që ashensori nuk ishte kolauduar, ndaj është marrë në pyetje administratori i pallatit për të mësuar nëse është e vërtetë ose jo.

Ky i fundit ka deklaruar se ashensori nuk ka pasur probleme.

Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.

Burimet deklaruan se nga ky incident janë plagosur dy gra, njëra prej tyre vazhdon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com/

 


Shtuar 12.09.2021 10:31