Në SHBA ka debutuar motori i parë fluturues disa ditë më parë, duke rritur shpresat për udhetimë spektakolare në një të afërme të afërt.
Motori që u shfaq në Panairin e Automjeteve në Detroit, Miçigan, është prodhuar nga kompania japoneze AERWINS Technologies dhe quhet XTURISMO hoverbike. Ai është në gjendje të fluturojë për 40 minuta dhe të arrijë një shpejtësi mbi 100 km/h.
“Më duket vetja 15 vjeç, sikur sapo kam dalë nga skenat e Sar Wars”, tha Thad Szott, drejtues i panairit “Motor City” dhe një prej amerikanëve të parë që testoi motorin e ri fluturues. “Është i jashtëzakonshëm! Sigurisht që kisha nevojë për t’u mësuar, por m’u rrëqeth mishi dhe u ndjeva si një fëmijë i vogël”.
Shuhei Komatsu, themelues dhe CEO i AERWINS Technologies, thotë se kompania e tij e ka nisur biznesin, duke ndërtuar dronë dhe mjete të tjerë fluturues pa pilot. Motori i ri ka filluar të shitet në Japoni, ndërsa në SHBA, ku do të tregtohet një version më i vogël, shitjet nisin në vitin 2023.
Çmimi për versionin amerikan vlerësohet 777 mijë dollarë. Por Komatsu tha se kompania po punon për një version edhe më të vogël, me motor elektrik, të cilin shpreson ta shesë me çmimin 50 mijë dollarë, duke nisur nga viti 2025.