MSH reagon për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë gjatë transportit drejt Tiranës: Do të vlerësohet i gjithë kujdesi shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas vdekjes së pacientes shtatzënë Marjana Karolina Bunaj, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve dhe duke njoftuar se rasti do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të plotë.

MSHMS bën të ditur se ka kërkuar një vlerësim të pavarur për administrimin e situatës, që nga momenti kur pacientja u paraqit në institucionin shëndetësor e deri në përfundim të trajtimit.

Të lidhura

None found

Sipas ministrisë, verifikimi do të kryhet në mënyrë profesionale dhe të paanshme, me analizimin e çdo etape të kujdesit shëndetësor të ofruar.

Institucioni deklaron se do t’i ndjekë me përgjegjshmëri përfundimet e këtij procesi. Në rast se konstatohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të merren masat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Marjana Karolina Bunaj humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ku po dërgohej për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e menaxhimit të situatës në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

DEKLARATË PËR SHTYP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K., ndërsa familjes dhe të afërmve u përcjell ngushëllimet më të sinqerta.

Në këtë moment të vështirë për familjen, MSHMS deklaron se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha procedurat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e rastit.

Ministria ka kërkuar një vlerësim të plotë e të pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme të gjithë procesin e kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes në institucion deri në përfundimin e trajtimit.

MSHMS thekson se synon të garantojë transparencë dhe përgjegjshmëri. Çdo përfundim i vlerësimit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen mangësi ose parregullsi në ndjekjen e rastit, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme sipas ligjit dhe standardeve profesionale.

Siguria e nënës, si dhe ofrimi në kohë dhe me cilësi i kujdesit obstetrikal, në përputhje me standardet e përcaktuara, mbeten përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet