MREKULLI/ Pashaporta ukrainase i shpëton jetën 16-vjeçarit, si ndodhi?

Një 16-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht nga bombardimet ruse në qytetin e tij të Mariupol të Ukrainës.

Pasaporta personale e tij pengoi depërtimin e një copëze të shpërthimit të bombës pranë tij dhe tanimë gjendet në sallën e operimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar fotografinë e kësaj pasaporte, duke njoftuar se shpërthime të tilla po vazhdojnë në Ukrainë.

“Një copëz e mbetur në pasaportën ukrainase. Ajo i shpëtoi jetën një djali 16 vjeçar. Ai është në operim aktualisht. Granatimet në qytet po vazhdojnë”, ka shkruar Ministria.

 


Shtuar 2.03.2022 12:16