Një mjet është djegur tërësisht këtë të enjte në aksin rrugor Kuç-Qeparo, pasi u përfshi nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të neutralizojnë zjarrin. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
