EMRAT/ Operacioni anti-drogë në kryeqytet, momenti kur kapen shpërndarësit e kokainës në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni anti-drogë në Tiranë, ku u arrestuan 20 persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim.

Disa prej të arrestuarve janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani dhe Jurgen Hasamataj.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 mln lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete si dhe 29 aparate celulare.

Drejtori Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, bëri me dije se u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave.

Hetimi zgjati tre muaj dhe policia arriti të siguronte prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona./albeu.com/


Shtuar 22.03.2023 11:40