Motori humb kontrollin dhe përplaset me makinën e policisë, 3 të lënduar në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë në rrugën “5 Maji”. Një motomjet ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 16:43