MOTI/ Sot temperatura përvëluese në vend

Edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika. Moti i nxehtë do të vijojë gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 07:45