Dita e nesërme do të sjellë uljen e temperaturave në vend si dhe rikthimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura më tepër të theksuara në zonën e veriut.
Në zonën e qendrës dhe atë të jugut do te këtë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Në zonën e Veriut, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10°C deri në 23°C
zonat e ulëta 11°C deri në 26°C
zonat bregdetare 12°C deri në 25°C