Moti i përkeqësuar, këto janë anijet që nuk do të lejohen të lundrojnë jashtë gjirit të Vlorës

Për shkak të situatës meteorologjikë të përkeqësuar ditët e fundit të këtij muaji është ndaluar dhënia e lejeve për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Për ata me pasagjerë dhe anijet e tjera nuk ka kufizime.

Njoftimi:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datat  26,  27,  28,  29,  30.11.2021  në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  JugJugPerëndim  në  forcën  4-5bft  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft                   10-15m/s  deri në  7-8  bft  /  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri  3.50  metra.   ESHTE NDALUAR  DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 09:28

Tags: ,