Moment historik, parlamenti finlandez voton pro aplikimit për anëtarësim në NATO

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO.

“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit, në Twitter.

 

Finlanda tani pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë ku qeveria e saj njoftoi dje një ofertë të ngjashme.

Votimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministrja e Suedisë, Magdelena Andersson do të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden, të enjten për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO.