Mjeti del nga rruga e përfundon në kanal, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, e për pasojë janë plagosur tre personat të cilët po udhëtonin me mjetin.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për mjekim, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 9.05.2021 08:46