Pochettino konfirmon dëmtimin e Verrattit: Shpresoj të mos jetë serioz

Marco Verratti ka pësuar një lëndim duke i shkaktuar frikë skuadrës së tij, Paris Saint Germain.

 

Paris Saint Germain po pret me frikë lajmet për lëndimin e Marco Verrattit i cili mund të jetë serioz.

Siç ka konrifmuar klubi, mesfushori ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë dhe tani pritet të dalin rezultatet e shkallës së dëmtimit.

Edhe Mauricio Pochettino konfirmoi se Verratti ka pësuar një lëndim por ende nuk dihet shkalla e seriozitetit, megjithatë, trajneri argjentinas mbetet optimist për rikthimin e shpejtë të italianit.

“Përderisa nuk dalin rezultatet nuk mund ta dimë seriozitetin e lëndimit dhe nuk mund të themi asgjë”, tha ai.

“Në ditët e ardhshme do ta kemi të qartë se ku qëndron problemi me Marcon”, shtoi ai.

“Dua të jem optimist dhe shpresoj ta kem atë në skuadër sa më shpejt që është e mundur”, tha Pochettino.

“Por pa dalur rezultatet, nuk mund të them asgjë, nuk jeni ju të vetmit që pyesni për të, jemi duke pyetur edhe ne”, përfundoi Maurizio Pochettino.

Shtuar 9.05.2021 08:05