Mjeku Tritan Kalo: Politizimi i situatës së COVID-19, një stërkëmbës pengues i përpjekjeve tona

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook shkruan se, pandamia Covid-19 është politizuar në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Kalo shkruan se, politizimet e tejskajshme nuk i shërbyen luftës kundër armikut të padukshëm, por përkudrazi, ato ishin një pengues i përpjekjeve të stafeve mjekësore.

Më tej, mjeku shprehet se, koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i përpjekjeve të tyre.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i  Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues  përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona….Together forever!!!/albeu.com

Shtuar 7.06.2021 05:06