“Mjaft me djem të mirë”/ Trump paralajmëron të rinisë s*lmet nëse Irani nuk pranon marrëveshjen bërthamore (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit përmes një postimi në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje Teheranit të veprojë sa më shpejt për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Me frazën “Mjaft me djem të mirë”, Trump publikoi një imazh simbolik ku shfaqet duke mbajtur një armë ushtarake, duke kritikuar Iranin për qëndrimet e tij.

Të lidhura

None found

“Irani nuk po e gjen dot rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë shpejt në vete!”, shkroi ai, duke paralajmëruar në mënyrë të tërthortë për pasoja nëse nuk ka progres diplomatik.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor të Iranit


Shtuar 29.04.2026 11:55

Tags: ,