Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe për mbështetjen në organizatat ndërkombëtare.
Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Sa’ar u ndal te sfidat e sigurisë me të cilat përballet Izraeli, duke përmendur Hamasin, Hezbollahun dhe kërcënimet që vijnë nga Irani.
Të lidhura
None found
Sa’ar përmendi edhe agresionin kibernetik ndaj Shqipërisë, duke theksuar se të dy vendet ndajnë shqetësime të përbashkëta për sigurinë.
“Vetëm disa ditë më parë ne shënuam 3 vjet nga 7 tetori. Izraeli vazhdon të përballet me Hamasin, Hezbollaun dhe kërcënimet që vijnë nga Irani. Falenderojmë Shqipërinë që qëndron kundër terrorizmit dhe antisemitizmit për zërin e saj të qartë në organizata ndërkombëtarë përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe për qëndrimin e saj të palëkundur kundrejt Iranit, agresionit kibernetik për të cilën Shqipëria e ka parë në vet të parë. Ne ndajmë një vizion, stabiliteti, sigurie dhe prosperiteti në të dyja rajonet tona. Miqësia jonë është farkëtuar në histori, sot po ndërtojmë të ardhmen e saj”, tha ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar.







