Minimatura/ Pak minuta pasi nisi provimi, del teza e Gjuhës Shqipe

Pak minuta pasi nisi provimi i Gjuhës Shqipe për minimaturantët ka dalë teza, e cila është publikuar nga faqja në Facebook “Studentë Denoncojnë”.

Kujtojmë se rreth 31350 minimaturantë kanë nisur provimin e parë të detyrueshëm, i cili do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.

Pas gjuhës shqipe, nxënësit do të testohen edhe në matematikë e gjuhë të huaj. Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.

Shtuar 20.06.2022 10:35