Mikela e quajti gay në takim, ikën konkurrenti i parë nga Për’ puthen (FOTO LAJM)

Është dorëzuar konkurenti i parë nga Për’puthen. Ai është Julian Çela, i njohur si Juli dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.

Largimi i tij ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur të Shtunën në “Përputhen Prime”. Vajzat e programit, e sidomos Mikela, vunë në mëdyshje orientimin e tij seksual.

“Nëse unë kam aludime se ti je biseksual ose gej djalë i dashur, do ma mbushësh mendjen që je burrë edhe nuk je”, i tha Mikela. /albeu.com/

 


Shtuar 11.10.2021 17:48