Mickoski: Me Ahmetin biseduam për dy tema

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka treguar për takimin me Ali Ahmetin e BDI-së duke thënë se kanë biseduar për dy tema të lidhura me vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me Ahmetin biseduam për një marrëveshje të re me fqiun tonë, Bullgarinë por edhe për zgjedhje të parakohshme kuvendare” tha Mickoski.

Ai gjithashtu tha se kjo qeveri e udhëhequr nga BDI dhe LSDM ka dështuar dhe mosmarrja e datës do të thotë një dështim të ri. /Telegrafi/


Shtuar 17.12.2021 09:57