Meta i shkon poshtë shtëpisë Berishës: Mbahet nën arrest sepse krijonte tmerr me të vërtetat që thoshte në Kuvend

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme, së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë u nis nga selia qendrore në këmbë drej “Bulevardit të Shpresës”.

Meta u ndal poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha i cili vijon të jetë në “arrest shtëpie” nga ku deklaroi se Berisha mbahet në arrest sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi përshëndeti Berishën, Meta tha se ai ndodhet nën arrest sepse “ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend”.

“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.

Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh ai.


Shtuar 14.05.2024 20:40