Meta: Deklarata e Yuri Kim është një turp, e ftoj në studio

Presidenti Meta e ka cilësuar një turp deklaratën e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila tha se ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Kim e cilësoi të papranueshëm kërcënëimin se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, ndërsa Meta ftoi në studio Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, të ballafaqohen para shqiptarëve.

“Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve”, u shpreh Presidenti. Ai tha gjithashtu se Ambasadorja kishte vepruar në mënyrë të njëanshme.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme”, tha Meta në studio televizive.


Shtuar 23.04.2021 22:40