E bujshme nga Spanja! Perez rikthen Mourinhon

E ardhmja e Zinedin Zidane te Reali i Madridit është ende e pasigurt. Për francezin nuk është vendosur ende se çfarë do të ndodhë për sezonin tjetër dhe në këtë situatë thuhet se presidenti madrilen ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Florentino Perez po mendon për një rikthim të bujshëm në stolin e Realit. Thuhet se numri 1 i madrilenëve ka pasur kontakte me Zhoze Murinjon, i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga drejtimi i Totenhemit.

Portugezi është i papunë, por sezonin e ri mund ta shikojmë në stolin e Realit, pasi Perez e pëlqen shumë dhe mendon se me të në stol, skuadra do të arrijë suksese më të mëdha.


Shtuar 23.04.2021 22:40