Mesazhi i fortë i Ramës në Këshillin e Sigurimit: Kosova është e pavarur, s’mund të jetë pretekst për aneksim territoresh!

Kryeministri Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se Kosova është e pavarur me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe s’mund të jetë pretekst për aneksim territoresh.

Rama, i cili është kryetar i mbledhje së Këshillit të Sigurimit, tha se bota duhet të shkojë drejt ndërtimit të urave dhe jo “mureve për fantazmat e së shkuarës”.

Pjesë nga fjala e Ramës në Këshillin e Sigurisë në OKB:

Si mund të kemi pikëpamje të ndryshme për atë që është agresori dhe i agresuari. Mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por s’mund të ngatërrojmë agresorin. Shqipëria është një vend i vogël që mbështetja ndaj Ukrainës mund të mos e ndryshojë rrjedhën e fushëbetejës, por qëndrimi ynë është një kontribut për sigurinë. Historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për arritjen e objektivave të tyre janë penduar vetë për të.

Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk mund të shërbejë si pretekst për aneksim territoresh. Duhet bashkëpunim mes njerëzve, për mallrat, lëvizjen e lirë, duhen ura bashkëpunimi, dhe jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit. Shqipëria e ka marrë vendimin e saj, të qëndrojë pranë të agresuarit, jo agresorit. Po marr tani detyrën time si kryetar i Këshillit të Sigurimit.


Shtuar 20.09.2023 18:46