Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz i mëngjesit të sotëm të Naim Bajrit në tregun e peshkut në Shkodër.
Sipas burimeve, ai u qëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal anës rrugës, ndërsa persona ende të paidentifikuar u afruan dhe derdhën 10 plumba në drejtim të tij, ku 7 prej tyre i mori në trup duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi.
Gjithashtu mësohet se Naim Bajri u ekzekutua në të njëjtin vend ku u vra në 18 nëntor të vitit 2018 Fatos Ferracaku. Madje, burime bëjnë me dije se në momentin kur u qëllua, Naim Bajri ishte i ulur në të njëjtin vend ku ishte ulur mesditën e 18 nëntorit 2018 edhe Fatos Ferracaku teksa do të qëllohej për vdekje.
Vetëm pak javë para ekzekutimit të Fatos Ferracakut, persona të paidentifikuar vranë edhe kushëririn e tij, Arjan Ferracaku.
Ku është Naim Bajri?
68-vjeçari është babai i Indrit Bajrit, të vrarë me armë zjarri në vitin 2001 nga Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla. Këtij të fundit i bën atentat në vitin 2017, por shpëtoi, ndërkohë që Xhabir Shega u ekzekutua me snajper brenda shtëpisë së tij në qershor të vitit 2015.
Naim Bajri është xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, të njohur për mjaft ngjarje të bujshme në qytet. Konfliktet mes familjeve të njohura në Shkodër kanë çuar në vrasje të shumta në qytet.