Merr fund grupi i trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në Francë: Arrestohen 17 shqiptarë, mes tyre një grua

Policia franceze i ka dhënë fund një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe qenieve njerëzore. Bëhet me dije se janë arrestuar 17 shqiptarë, mes tyre edhe një grua.

Aksioni është zhvilluar në Nice, ndërkohë që grupi mësohet se drejtohej nga një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë.

Personat e arrestuar janë të moshave 19-57 vjeç ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Shtuar 31.03.2021 10:03