Me “tirq e plis”, hoxha shqiptar falet me veshje popullore (FOTO LAJM)

Këtë Bajram, besimtarët myslimanë në Kosovë falën namazin edhe në xhami, si pasojë e pandemisë.

Ajo që ra në sy, ishte një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri më tani, pasi e ka kryer faljen e namazit me veshje popullore.

Sipas mediave vendase hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.

Shtuar 13.05.2021 14:28