Ekstradohet në Itali 29-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim për magazinën e drogës në Itali

Arbër Kojku, 29 vjeç, është ekstraduar sot nga Tirana në Itali, pasi i shpëtoi kapjes më 26 shkurt 2019 në Itali në kuadrin e operacionit “Due Mondi” ku u vunë në shënjestër më shumë se 22 persona.

Ai u arrestua nga policia shqiptare në janar, dhe tani do të përballet me drejtësinë italiane.

29-vjeçari besohet të jetë një nga rojet e magazinës ku grupi kriminal nën hetim fshehu drogën. Më 20 mars të 2018, karabinierët gjetën 80 kg marijuanë, të depozituara në pritje të tregtimit të saj vijues në tregun labronian.

Në më shumë se 2 vjet hetime, karabinierët kishin sekuestruar mbi 126 kg marijuanë, më shumë se 5 kg hashash dhe rreth 200 gram kokainë. Arbër Kojku u dërgua në burgun e Perugia./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 14:28