“Deri më sot pjesëtarët e botës së krimit kanë lëvizur me makinat e policisë, kanë përdorur simbolet e policisë kanë përdorur radiot kanë përdorur sinjalistikën dhe kanë kaluar postblloqe e pika kufitare, e kanë bërë dërgesa mes tyre.”
Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa gjatë një interviste për Ora News.
Softa thotë se të rinjtë që janë bërë pjesë e botës së krimit janë joshur nga paraja. Sipas tij ata janë aty prej arsyeve ekonomike. Sakaq thotë se më të fortit o janë në varreza o janë në burg.
Fatjon Softa: Këta që ne shohim grupe kriminale janë thjesht ushtarët që ne shohim për shkak të konflikteve. Është hakmarrja, gjakmarrja, interesat ekonomike dhe njerëzit që paguhen për të realizuar aksione siç janë vrasjet në vend. Ata që ne themi bosët e vërtetë, menaxherët e vërtetë ose bota kriminale e vërtetë nuk është siç lëvizin.
Nuk ka mundësi të jetë një 22 vjeçar. Nuk ka mundësi të jetë bërë kriminel një 25 vjeçar. Ata janë mosha rinore që kanë nevojë të ndërtojnë jetën e tyre. Edhe ato i pret nj familje. Problemi është se ata sot janë aty sepse aty kanë shkuar për arsye ekonomike. Janë joshur nga të ardhurat që marrin. I kanë hyrë asaj rruge dhe sot kanë hyrë në një rrugë që duhet të japin llogari.
Sepse më të fortit o janë në varreza o janë në burg. Pjesa tjetër vjen vërdallë. Bota e krimit sot qarkullon një vlerë monetare sa 1 e 3 e GDP-së. Ndaj lufta ndaj grupeve nuk është spontane. Megjithatë e tremb atë botë se hapësirat po zvogëlohen. Deri më sot kanë lëvizur me makinat e policisë, kanë përdorur simbolet e policisë kanë përdorur radiot kanë përdorur sinjalistikën dhe kanë kaluar postblloqe e pika kufitare e kanë bërë dërgesa mes tyre.
Për Softën ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një ndryshim pozitiv.
Fatjon Softa: Me ardhjen e Rrumbullakut ka një ndryshim por patjetër që i duhet kohë. Nuk mund të jetë vetëm 100 ditshi sepse kjo e dëmton policinë. Policia bëhet duke i lënë dorë drejtorit të përgjithshëm të ndryshojë, të metodologji. Kanë dështuar shumë investime në polici. Ka humbur besimi te policia e shtetit.