Me kanabis në makinë, arrestohet një vajzë dhe një djalë në Vlorë

Policia ka arrestuar dy të rinj në Vlorë, një vajzë dhe një djalë, të cilat u kapën me kanabis në makinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijojnë goditjet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Transportonin sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë, si dhe celularët e të arrestuarve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, rast për të cilin janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

B. Sh., 26 vjeç dhe S. Ll., 20 vjeçe, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 26-vjeçari dhe ku ishte pasagjere 20-vjeçarja, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 0.6 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 30.06.2023 13:43

Tags: ,