Kishte mbjellë kanabis në fshat, një i arrestuar në Vlorë

Policia ka vënë në pranga një shtetas me iniciale K. H., pasi pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin Vranisht.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Vranisht.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin Vranisht./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 08:32