Policia në Novara të Italisë ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu, para arrestimit, u mbajt nën vëzhgim nga policia. Dh, ndërsa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia, ai u ndalua dhe u kontrollua.
Nga kontrolli rezultoi se kishte me vete disa pako kokainë. Më pas kontrolle janë kryer dhe në banesën e tij, ku janë gjetur rreth 110 doza në total.