Kapet një shqiptar në Itali, shkon në 130 numri i të arrestuarve për kokainë

Një shqiptar bashkë me 4 marokenë janë arrestuar nga policia italiane në rajonin e Reggio Emilias dhe të Modenës mëngjesin e sotëm. Në vazhdim të operacionit “Trexit” që vijon prej 2017 , deri tani janë arrestuar 130 persona.

Nga operacionet në vite për këtë hetim janë sekuestruar 301 kg hashash, 24.7 kg kokainë, 2.1 kg heroinë, 31 kg marijuanë, 4 armë, 192 mijë € si edhe 7 makina të pajisura me një shtresë sekrete të dyfishtë për trafik kokaine nga Holanda në Itali.

Për këtë dosje 29 persona u arrestuan në Janar të këtij viti, mes tyre edhe shqiptarë.


Shtuar 16.06.2021 19:25