Me 250 km/h, postimi në TikTok i kushton shtrenjtë të riut në Tiranë, si e pëson nga policia (VIDEO)

Një trend i kohës së fundit në rrjetin social TikTok i ka kushtuar shumë 21-vjeçarit në Tiranë.

Pas publikimit të një videoje, i riu shfaqej duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Tiranë

Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

 


Shtuar 23.06.2022 18:50