Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit

Një pushuese rreth 50-vjeçe është mbytur në plazhin e Shëngjinit.

Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet dhe ende nuk është identifikuar.

Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës së mjekësisë ligjore.

Gjithashtu sipas burimeve mësohet se viktima ishte e vetme në plazh./albeu.com/