Mbyllen spitalet COVID në rrethe, Manastirliu paralajmëron lehtësim të masave

Falë rënies së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus dhe numrit të vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të mbyllë  pavijonet  covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu. Teksa ishte e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, u ndalën në spitalin e Elbasanit ku shprehën dhe falenderimet ndaj mjekëve.

Ministrja sqaroi se rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.

“Ulja e rasteve pozitive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave , që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve përsa i përket lëvizjes te qytetareve për pushime jashtë vendit, ministria u përgjigj se akoma nuk ka një vendin nga vendet europiane, jane tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , bërja një tamponi, dhe dokumentacionin qe ke kaluar covidin”, tha Manastriliu.

Ndërkohë Balla teksa theksoi se luftës me koronavirusin po i vjen fundi, e megjithatë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

 


Shtuar 25.05.2021 15:00