Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta: Vendimi nuk do të jetë politik

Është mbledhur Komisionit i Posaçëm lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni, tha se ky është rasti i parë ku 49 deputetë kanë bërë kërkesë për shkarkimit e Presidentit të Republikës.

Gjithashtu theksoi se Komisioni do të hetojë nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duke u shprehur se vendimet do të jenë mbështetur në Kushtetutë dhe jo politike.

Anëtari i këtij Komisioni, Spartak Braho tha se duhet të përcaktohet fondi në dispozicion të Komisionit.

Shtuar 8.05.2021 11:05