Mblidhet KAS, nënkomisionerja Pelinku hedh poshtë akuzat e opozitës për votim të dyfishtë

Ditën e sotme është mbledhur KAS ku po vijon  shqyrtimin e ankimeve të rezultatit të 25 prillit për qarkun Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.

Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, duke shpjeguar raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi.

“Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar. Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë”, tha ajo./albeu.com

 


Shtuar 19.05.2021 10:22