Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe ndërtimi i ekipit të ri, reagon për herë të parë Lulzim Basha

“Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend…”

Kryedemokrati Basha ka reaguar për herë të parë pas mbledhjes së Këshillit të PD ku u vendos struktura e plotë e partisë me të cilën do të përballet Basha gjatë 4 viteve në vijim me qeverinë Rama 3.

Basha: Ditë e rëndësishme për PD-në. Kryesia dhe ekipit i ri për të çuar përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.

Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.


Shtuar 30.08.2021 22:06