Mbi 20.000 raste aktive me covid në Tiranë, si paraqitet situata në spitale

TIRANË – 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3024 testime të kryera, janë konfirmuar 317 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 529 persona.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024

Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20608
Fier 2541
Durrës 1205
Gjirokastër 1205
Shkodër 1021
Vlorë 707
Korçë 719
Kukës 344
Dibër 338
Elbasan 254
Lezhë 102
Berat 39


Shtuar 8.04.2021 18:33