Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë pa u ndalur me vaksinimin masiv

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë lajmin e mbërritjes së 67,860 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se vijon pa u ndalur vaksinimi masiv në të gjithë vendin, ku deri më tani janë kryer ,148,910 vaksinime.

Postimi i plotë:
?67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend?
Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian?????
#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.


Shtuar 26.07.2021 21:43