Reali nuk dorëzohet, synon transferimin e Mbappe në javën e fundit të gushtit

Real Madrid po synon transferimin e Mbappe në ditët e fundit të merkatos së verës, pra në javën e fundit të gushtit, raporton “L’Equipe”.

Francezi ka kontratë me PSG deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë.

Në anën tjetër drejtuesit e “Parisienëve”, nuk dëshirojnë ta shesin, por nëse futbollisti nuk vazhdon kontratën atëherë vitin e ardhshëm mund të largohet si futbollist i lirë.

Gjithçka mbetet e hapur, dhe e ardhmja e 22-vjeçarit duket që nuk do të përcaktohet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës. /albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱🇽🇰🇲🇰 (@sportalbeu)


Shtuar 26.07.2021 21:30